French Open 2020: Optimizëm për zhvillimin e turneut në shtator

Një nga turnetë më prestigjioz në botën e tenisit, French Open, pritet të luhet në shtator.

Sport

24/05/2020 09:40

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që shumë evenimente sportive të shtyhen ose të anulohen krejtësisht.

Ndikim të madh pandemia pati edhe në kalendarin e tenisit. French Open/Roland Garros është një nga evenimentet që është akoma pa një datë zyrtare për zhvillimin.

Lidhur me situatën ka folur drejtori organizativ i kësaj gare, Guy Forget, i cili është shprehur optimist se turneu mund të zë vend në shtator.

“Për momnetin shenjat dërgojnë në drejtime pozitive. Mund të imagjinosh se kjo do të jetë situata edhe për bare e restaurante në javët e ardhshme”, ka thënë Forget, transmeton lajmi.net.

“Tani, ne nuk e dimë nëse do të ndodh në një muaj amo dy. Ne do të adaptohemi me çfarëdo që Qeveria na thotë”, ka shtuar ai.

“Ne duhet të jemi ambiciozë dhe optimistë. Ne shpresojmë që Roland Garros do të zë vend, në kushte të përshtatshme”, ka thënë mes tjerash Forget, i pyetur nëse shtatori mund të jetë muaji që sheh turneun.

20 shtatori ishte data që më parë ishte përmendur nga Roland Garros, por akoma nuk ka ndonjë datë zyrtare. /Lajmi.net/