Francë, krijohen kapelet me përmasa të mëdha që ruajnë distancën sociale

Kapelat mund të jenë zgjidhja artistike për mbajtjen e distancës sociale në Francë.

Fun

04/06/2020 17:10

Një galeri arti në Francë po përdor imagjinatën por edhe referenca historike për të aplikuar masa të distancimit fizik prej pandemisë, transmeton lajmi.net.

Artistët e galerisë “59 Rivoli” janë frymëzuar nga dinastitë e lashta kineze që të krijojnë kapela me përmasa të mëdha, duke bërë që të shmangen kontaktet e afërta mes vizitorëve, si masë parandaluese e transmetimit të koronavirusit.

Kapelat shumëngjyrëshe përshkohen nga një shufër që siguron largësinë rreth 1 metër mes personave.

Mbulesa të tilla për kokën thuhet se përdoreshin nga zyrtarët e dinastive kineze deri në shekullin e 13-të.

Artisti Dominik Puzol thotë se prodhimi i 10 kapelave të këtij lloji i ka marrë atij 30 orë kohë.

Kapelat synojnë parimisht mbrojtjen nga virusi pandemik, por kanë edhe mesazhe më sociale, siç është mbrojtja e kauzës së LGBT-së. /Lajmi.net/