Formula 1, qeveria britanike i jep dritën e gjelbër dy garave në Silverstone

Formula 1 i është dhënë drita e gjelbër nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbajtur dy gara në Silverstone këtë verë, i është thënë BBC Sport, transmeton lajmi.net.

Sport

31/05/2020 23:11

Burime të F1 thonë se njerëzit e përfshirë në ngjarje sportive elitare do të përjashtohen nga kërkesa për t’u izoluar për 14 ditë, siç do ndodh me njerëzit e thjesht që hynë në Britani.

Sporteve do t’u kërkohet të paraqesin dhe fitojnë miratimin për një plan të detajuar të lëvizjeve dhe aktiviteteve të tyre.

Qeveria pritet të konfirmojë masën më vonë këtë muaj.

Formula 1 gjithashtu ka konfirmuar edhe garën në Austri, kështu që tentohet rikthimi në normalitet. /Lajmi.net/