Formati i ri i Ligës së Kampionëve do nis më herët se 2024?

Sipas gazetës italiane "Gazzetta dello Sport", formati i ri i Ligës së Kampionëve do nis më herët se viti 2024.

Sport

21/04/2021 13:00

UEFA njoftoi dje për formatin e ri të garës me prestigjioze në botë, transmeton lajmi.net.

“Nga sezoni 2024-25 do bëhet ligë nga 36 klube garuese. Kjo do t’iu katër klubeve me shumë mundësi për të garuar me top klubet në Evropë”.

“Me formatin e ri, skuadrat do zhvillojnë katër ndeshje më shumë se tani. Nuk do jenë tre kundërshtarë që ndeshen dy herë, por do përballen me 10 skuadra të ndryshme, pesë në shtëpi dhe pesë si mysafirë”.

Sipas Bloombert, UEFA gjithashtu është në bisedime që ta rris buxhetin në 6 miliardë euro.

Projekti i ri ishte supozuar të nis në vitin 2024, por nga kaosi i krijuar i Superligës Evropiane gjatë 48 orëve ka bindur përfaqësuesit e UEFA-së të nisin garën me formatin e ri./Lajmi.net/