Formacioni i Kampionëve

UEFA ka publikuar emrat e futbollistëve që përbëjnë formacionin e më të dalluarve në ballafaqimet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Nga Iker Casillas në portë e deri te David Villa në sulm, skuadra e përbërë nga më të dalluarit e ballafaqimeve të mesjavës, dominohet nga anëtarë të skuadrave që siguruan kualifikimin në…

Sport

10/04/2014 17:37

UEFA ka publikuar emrat e futbollistëve që përbëjnë formacionin e më të dalluarve në ballafaqimet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga Iker Casillas në portë e deri te David Villa në sulm, skuadra e përbërë nga më të dalluarit e ballafaqimeve të mesjavës, dominohet nga anëtarë të skuadrave që siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

Mirëpo, nuk mungojnë as futbollistë nga ekipet që u përshëndetën nga gara, edhe pse të tre vijnë nga Borussia Dortmund që mposhti Real Madridin 2:0 por u eliminua për faj të humbjes 3:0 në Santiago Bernabeu.

Ekipi i javës:  Iker Casillas (Real Madrid); Philip Lahm (Bayern), Gary Cahill (Chelsea), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Filipe Luis (Atlético Madrid); Koke (Atlético de Madrid), Oliver Kirch (B. Dortmund), Andre Schurrle (Chelsea); Arjen Robben (Bayern), David Villa (Atlético Madrid) dhe Marco Reus (Dortmund).