Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Liverpooli do ta zhvillojnë ndeshjen e mbetur, e synojnë vetëm fitoren
Chelsea dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së mbetur të javës së tetë në Premierligë. Stadiumi “Stamford Bridge” në Londër është vendtakimi i dy rivalëve të vjetër të futbollit anglez me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net. “Blutë” e zhvillojnë takimin e parë pas shkarkimit të trajnerit, Potter dhe synojnë rikthimin te rezultatet…
Sport
Chelsea dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së mbetur të javës së tetë në Premierligë.
Stadiumi “Stamford Bridge” në Londër është vendtakimi i dy rivalëve të vjetër të futbollit anglez me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
“Blutë” e zhvillojnë takimin e parë pas shkarkimit të trajnerit, Potter dhe synojnë rikthimin te rezultatet pozitive.
Fitoren e kërkon edhe Liverpooli. Të besuarit e Jurgen Klopp duan të grumbullojnë sa më shumë pikë që të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.
Chelsea është në vendin e 11-të me 38 pikë. Liverpooli ka 42 pikë në pozitnë e tetë.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Fofana, Koulibaly, Cucurella, James, Enzo, Kante, Kovaqiq, Chilwell, Joao Felix, Havertz.
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Konate, Tsimikas, Fabinho, Henderson, Jones, Jota, Nunez, Firmino./Lajmi.net/