Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Freiburg

Bavarezët synojnë të vazhdojnë me fitore në Bundesligë.

Sport

06/11/2021 14:37

Bayern Munich përballet me Freiburgun sot nga ora 15:30, shkruan lajmi.net.

Të dyja ekipet janë duke kaluar në formë fantastike, Bayerni momentalisht prin në tabel me 25 pikë, ndërsa Freiburgu është e treta me 22 pikë.

Përballja e sotme është mes sulmit më të mirë në ligë dhe mbrojtjes më të mirë, pasi Bayerni ka shënuar 38 gola pas 10 xhirove të para, kurse Freiburgu ka pësuar vetëm shtatë gola.

Pritet një ndeshje teje interesante ku ‘Bavarezët’ janë favorit, por Freiburgu këtë edicion ka treguar formë tejet të lartë gjithashtu.

Formacioni i Bayernit: Neuer, Upamecano, Sule, Kimmich, Goretzka, Lewandowski, Sane, Coman, Davies, Hernandez, Muller

Formacioni i Freiburgut: Flekken, Lienhart, Gulde, Schlotterbeck, Kübler, Eggestein, Höfler, Günter, Grifo, Jeong, Höler /Lajmi.net/