Football Insider: Grealish u ka thënë bashkëlojtarëve se nuk do të qëndrojë te City pas verës së ardhshme
Jack Grealish duket se nuk është i kënaqur me situatën që po kalon te Manchester City. Lojtari nuk është titullar në formacionin e Pep Guaridolas, anipse erdhi si top-transfer në verën e vitit 2021. Siç raporton Football Insider, anglezi nuk është i kënaqur fare me situatën që është duke e kaluar dhe, për rrjedhojë, nuk…

Sport
Jack Grealish duket se nuk është i kënaqur me situatën që po kalon te Manchester City.
Lojtari nuk është titullar në formacionin e Pep Guaridolas, anipse erdhi si top-transfer në verën e vitit 2021.
Siç raporton Football Insider, anglezi nuk është i kënaqur fare me situatën që është duke e kaluar dhe, për rrjedhojë, nuk do të qëndrojë te “Qytetarët” pas verës së ardhshme.
Të paktën kështu raportohet t’u ketë thënë ai shokëve të skuadrës.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari që u transferua nga Aston Villa për shumën e 100 milionë funteve. /Lajmi.net/