Flet zyrtari i dytë i VV-së që u rrah sot në Skënderaj: Nuk ja kem frikën e as respektin Sami Lushtakut
Lëvizja Vetëvendosje tha sot se Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një kafene të këtij qyteti. Por, Lushtaku e kishte mohuar sulmin, duke thënë se kanë reaguar qytetarët pasi Mehani e kishte quajtur atë “Sami Serbia”. Për media foli edhe Bahri Zabeli, zyrtari i dytë i VV-së që u…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje tha sot se Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një kafene të këtij qyteti.
Por, Lushtaku e kishte mohuar sulmin, duke thënë se kanë reaguar qytetarët pasi Mehani e kishte quajtur atë “Sami Serbia”.
Për media foli edhe Bahri Zabeli, zyrtari i dytë i VV-së që u përfshi sot në përleshje në Skenderaj. Ai tregoi se si ka ndodhur ngjarja.
“Sami Lushtaku ka ardhur te tavolina dhe ka nisur një lloj sulmi me telefon, duke thënë: ‘Ti po shkruan shumë’. Në ato momente ka filluar përleshja. Pra, Sami Lushtaku me disa persona e ka sulmuar Mehanin, me bandën e vet që e kishte me vete”.
Ai tha se, sipas tij, në momentin kur i pari i Skenderajt ka tentuar ta godasë Mehanin, ai e ka nxjerrë telefonin dhe më pas është goditur nga personat që ishin me Lushtakun.
“Nuk ia kemi frikën e as respektin Sami Lushtakut”, deklaroi tutje ai para mediave.