Arrestohen dy persona për sulmin fizik ndaj zyrtarëve të VV-së në Skenderaj – Prokuroria jep detaje mbi rastin

Prokuroria Themelore në Mitrovicë me anë të një komunikate ka raportuar se janë arrestuar dy persona për sulmin fizik në Skenderaj ndaj zyrtarëve të VV-së, Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit. Të arrestuarit janë personat me inicialet E.L dhe B.N, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimi, Sami Lushtaku dhe…

Lajme

14/05/2026 21:52

Prokuroria Themelore në Mitrovicë me anë të një komunikate ka raportuar se janë arrestuar dy persona për sulmin fizik në Skenderaj ndaj zyrtarëve të VV-së, Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit.

Të arrestuarit janë personat me inicialet E.L dhe B.N, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimi, Sami Lushtaku dhe një person tjetër me inicialet K.H nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

Komunikata e plotë: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim./lajmi.net/