Flet Çiljeta: Operacioni ishte i dhimbshëm dhe i gjatë

Jo pak bujë bëri lajmi se Çiljeta kishte marrë vendimin që të zvogëlonte gjoksin.

ShowBiz

18/06/2016 10:18

Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, këngëtarja e njohur ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e saj gjatë dhe pas operacionit.

“Ishte një operacion i dhimbshëm dhe i gjatë. Por unë isha në narkozë dhe nuk është se ndjeva shumë dhimbje. Kisha disa dhimbje pas operacionit dhe pas narkozës, por asgjë e rëndë. Operacioni zgjati 4 orë dhe ndërhyrja ishte vërtet e komplikuar”.

Përsa i përket arsyes se përse e mori këtë vendim, Çiljeta ka thënë: “Nuk e di nëse publiku do më pëlqejë edhe tani që kam ndryshuar, sepse nuk e kam menduar këtë pjesë. Operacioni im ishte për arsye shëndetsore. Kishte kohë që gjoksi më dëmtonte shpatullën, ndaj vendosa të ndërhyj. Besoj se do të më pëlqejnë më shumë me këtë masë gjoksi”, ka thënë ajo. /albeu