Vuçiqi në Francë e luan viktimën, sulmon Evropën dhe Kosovën: Na duhen vendime të guximshme, kontinenti ynë po humb shumë beteja të rëndësishme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për çështjen e Kosovës gjatë paraqitjes së tij në Konferencën Globale të Politikës, duke deklaruar se nevojiten “vendime të guximshme” për zgjidhjen e saj. “Na duhen vendime të guximshme, përndryshe do të luftojmë dhe nuk do të arrijmë asgjë”, u shpreh Vuçiq, duke iu referuar dialogut dhe zhvillimeve…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për çështjen e Kosovës gjatë paraqitjes së tij në Konferencën Globale të Politikës, duke deklaruar se nevojiten “vendime të guximshme” për zgjidhjen e saj.
“Na duhen vendime të guximshme, përndryshe do të luftojmë dhe nuk do të arrijmë asgjë”, u shpreh Vuçiq, duke iu referuar dialogut dhe zhvillimeve që lidhen me Kosovën, transmeton lajmi.net.
Ai tha se Serbia nuk pajtohet me atë që e konsideron shkelje të integritetit territorial të saj dhe kërkoi më shumë mirëkuptim për pozicionin serb në arenën ndërkombëtare.
Në të njëjtën konferencë, Vuçiq komentoi edhe zhvillimet globale, duke thënë se Evropa po humb gjithnjë e më shumë terren përballë fuqive të mëdha botërore.
Sipas tij, kontinenti evropian po mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në sektorë kyç si robotika dhe inteligjenca artificiale, ndërsa diferenca mes tyre vetëm sa po thellohet.
Presidenti serb u shpreh se Evropa duhet të jetë më e guximshme dhe më aktive në zgjerimin e ndikimit të saj në Azi dhe Afrikë, duke shtuar se burokracia po e pengon kontinentin të ecë me ritmin e ndryshimeve globale./lajmi.net/