Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit ia bën “share” postimit të Abdixhikut, a është sinjal se ish-presidentja po rikthehet në LDK?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në “Facebook”. Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar, meqë po komunikohet në distancë.Kryetari i LDK-së i ka thënë Kurtit se, nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin…

Lajme

25/04/2026 17:30

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në “Facebook”.

Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar, meqë po komunikohet në distancë.Kryetari i LDK-së i ka thënë Kurtit se, nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Këtë pjesë të reagimit të Abdixhikut e ka ripostuar në llogarinë e saj në “Facebook” Egnesa Vitia, e cila për gjatë 5 viteve mandat ishte këshilltarja politike e Vjosa Osmanit. Por edhe tani, kur Osmani është duke zhvilluar takime me qytetarë në vende të ndryshme të Kosovës, Vitia është parë gjithmonë pranë saj.

Mbase ky qëndrimi i LDK-së mund të jetë qëndrimi edhe i Osmanit.