Prokuroria nis hetime për ndotjen e ajrit nga KEK në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq. Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka pranuar informacione dhe një video-incizim mbi bazën e të cilave dyshohet se nga oxhaku i KEK-ut është shkaktuar ndotje e konsiderueshme…

Lajme

25/04/2026 14:45

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka pranuar informacione dhe një video-incizim mbi bazën e të cilave dyshohet se nga oxhaku i KEK-ut është shkaktuar ndotje e konsiderueshme e ajrit, raporton lajmi.net

Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Në reagim, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit./Lajmi.net/