Flamuri shqiptar në ndeshjen Bayern – Roma (Foto)
Flamuri shqiptar u paraqit edhe në stadiumin Allianz Arena gjatë ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Romës në Ligën e Kampionëve.
Sport
Pas ndeshjes mes Juventusit dhe Olympiakosit, flamuri shqiptar u shfaq edhe në ballafaqimin mes Bayern Munichut dhe Romës, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.
Në një tribunë të stadiumit Allianz Arena u paraqit një flamur i madh shqiptar, me siguri nga bashkatdhetarë të cilët kishin shkuar për të ndjekur ballafaqimin që përfundoi në favor të Bayern Munichut me rezultat 2:0.