Fitorja e Kosovës, kjo është situata në grupin A

Kosova ka përmbysur gjithçka dhe ka realizuar fitore historike 3-2 ndaj Bullgarisë në Sofje, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Sport

10/06/2019 22:49

Njëherish kjo ishte fitorja e parë në histori në eliminatoret e Evropianit, pas tre barazimeve radhazi.

Tre pikët e fituara sonte e mbushin edhe me plotë shpresë ‘Dardanët’ që të sigurojnë plasmanin në Euro 2020 përmes kualifikimeve.

Kosova tashmë tubon pesë pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Çekia në vendit e dytë me një pikë më shumë.

Anglia që ka të zhvilluar një ndeshje më pak se të gjitha ekipet që janë në grupin A, ka 6 pikë dhe mban primatin.

Pas humbjeve të sontme të Bullgarisë dhe Malit të Zi, të dyja skuadrat teorikisht janë jashtë Evropianit 2020.

Më poshtë tabela pas rezultateve të sontme në grupin A. /Lajmi.net/