Fitore e mundimshme e Bayernit
Bayer Munich ka arritur fitore të vështirë por të rëndësishme në udhëtim te Stuttgart.
Sport
Kampionët e Bundesligës kanë mposhtur 0-1 në udhëtim Stuttgartin në kuadër të xhiros së 17-të.
Thomas Muller në minutën e 79’ shënoi golin që ia solli tre pikët Bayernit.
Vendasit patën mundësinë e mirë të barazojnë në fund të ndeshjes, por dështuan të shënojnë nga penalltia në minutën e 93’.
Pas kësaj fitore, Bayerni kryeson me 41 pikë në renditjen tabelare./Lajmi.net/