Fisnik Asllani s’ka të ndalur! Pas golit, tani asiston – Hoffenheim po shkon drejt fitores (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po zhvillon një ndeshje mbresëlënëse në javën e parë të Bundesligës, ku Hoffenheim është mysafir i Bayer Leverkusen. 23-vjeçari fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 25-të me një gol të bukur, duke e futur Hoffenheimin në lojë pas avantazhit të hershëm të vendasve, transmeton lajmi.net Nuk u mjaftua me kaq…

Sport

23/08/2025 16:51

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po zhvillon një ndeshje mbresëlënëse në javën e parë të Bundesligës, ku Hoffenheim është mysafir i Bayer Leverkusen.

23-vjeçari fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 25-të me një gol të bukur, duke e futur Hoffenheimin në lojë pas avantazhit të hershëm të vendasve, transmeton lajmi.net

Nuk u mjaftua me kaq — në pjesën e dytë, Asllani asistoi për Tim Lemperle, i cili në minutën e 52-të realizoi golin e dytë për Hoffenheimin, duke përmbysur rezultatin në 1:2.

Ndeshja është ende në zhvillim, por paraqitja e Asllanit deri në këto momente është padyshim një nga pikat më të ndritshme për ekipin e tij. Forma e tij e lartë vjen si lajm i mirë edhe për përfaqësuesen e Kosovës, që ka nevojë për lojtarë vendimtarë në ndeshjet që e presin./lajmi.net/