Fillon ‘lufta’ mes Man Utd dhe Liverpoolit për top lojtarin
Anësori i PSV Eindhoven, Steven Bergwijn, është bërë cak i shumë skuadrave.
Sport
Anësori i skuadrës holandeze po zhvillon ndeshje fantastike në këtë sezon, andaj është në radarin e shumë skuadrave.
Manchester United dhe Liverpool, kanë filluar t’i bëjnë gati ofertat e tyre, pasi e duan transferimin e Steven Bergwijn në janar, përcjell “lajmi.net”.
PSV është e gatshme që të heq dorë nga anësori, mirëpo kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/