Filllon njëri nga festivalet më të mëdha në planet
Glastonbury Festival, një nga festivalet më të rëndësishme në planet, fillon të mërkurën me yjet Florence and the Machine, Kanye West dhe bendi The Who.
ShowBiz
Si shenjë e popullaritetit të madh të ngjarjes, në vetëm 26 minuta janë shitur 150.000 bileta, secila për 315 €, në muajin tetor para se klientët kanë kuptuar programin e festivalit, i cili mbahet qysh nga viti 1970. “GLASTO”, pasardhësi i Woodstock dhe ponari i një nga festivaleve të hapura më të mëdha në botë, parashihet të mbledh nga dita e mërkurë deri të dielën, më shumë se 175.000 vizitorë për ti ndjekur qindra koncerte dhe shfaqje artistike në rreth 100 skena të ndryshme.
Në pesë ditë të festivalit, pritet të performojnë Motorhead, Pharrell Williams, George Ezra, The Waterboys, Texas, Ben Howard, Lionel Richie, The Who, Patti Smith, Hozier, Chemical Brothers, Tricky, Ryan Adams dhe FFS (Franz Ferdinand & Sparks). Në vitin 2008, ky festival tradicional hippie-rock, bëri një mini-revolucion, duke e ftuar reperin amerikan Jay Z, si ylli i parë i muzikës hip-hop që këndoi në Glastonbury si një nga yjet kryesore. Këtë vit, hapja vazhdon me ardhjen e Kanye West, i cili do të performojë në skenën kryesore të shtunën. Peticioni i cili u nënshkrua gjatë ditës së djeshme nga 134,000 njerëz në internet, bëri thirrje për heqjen e reperit nga programi. Festivali Glastonbury u krijua menjëherë pas vdekjes së Jimi Hendrix në vitin 1970, kurse edicioni i parë i tij mblodhi 1.500 njerëz, me çmimin e biletës nga vetëm një sterlinë.