FIFA mund ta dënojë skuadrën e Cardiff, lidhur me rastin e Emiliano Sala, lojtarit që humbi jetën nga aksidenti me avion

Cardiff City mund të dënohet nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, lidhur me transferimin e Emiliano Sala.

Sport

04/11/2019 15:33

Sala, për fat të keq do të mbahet mend për aksidentin e tij me avion, aksident ky që i morri jetën futbollistit argjentinas.

Argjentinasi po përgatitej për një transferim nga Nantes tek Cardiff, kur avioni i tij u rrëzua, për të bërë që lojtari të humb jetën.

6 milionë eurot për të cilat skuadrat ishin pajtuar se duhet paguar për Sala, Cardiff nuk i pagoi kurrë.

FIFA tashmë ka kërcënuar se do ta dënojë Cardiff me tri merkato dënim, nëse skuadra nga Premierliga dështon të paguajë 6 milionë eurot që i obligohet Nantes.

Mbetet të shihet nëse paratë do të paguhen ose Cardiff do të dënohet me tri merkato nga FIFA. /Lajmi.net/