Ferrari mund të ndryshojë ngjyrat për sezonin 2022 – çfarë ndodh me të kuqen?

Ferrari mund të presë deri në testimet e fundit parasezonale të Formula 1, para se të zbulojë përfundimisht ngjyrat definitive për sezonin 2022.

Sport

18/01/2022 17:20

Gjiganti italian njihet me ngjyrën e kuqe, por këtë vit mund të ketë ndryshime për sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

Bolidi i ri, i cili akoma nuk ka marrë dizajnin final, pritet të ketë disa ndryshime radikale në koncept, bën të ditur Autosport.

Plani është që gjithçka të zbulohet një javë para se bolidi të dërgohet në Barcelonë, për testimet e 22 shkurtit.

Ferrari, sipas spekulimeve, pritet të ndryshojë ngjyrë dhe të shkojë me një të ngjashme, por një të kuqe të ndezur.

Pastaj, pas testeve të dyta në Barcelonë, Ferrari pritet të shkojë me një ngjyrë të kuqe mat, më të mbyllur, që do të shënjojë edhe 75 vjetorin e kompanisë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë ngjyra finale, dhe kur Ferrari do të njoftojë për konceptin final të bolidit. /Lajmi.net/