Feronikeli drejt historisë, sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj TNS

Feronikeli sonte do të përballet me skuadrën The New Saints në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/07/2019 09:16

Kampioni i Kosovës arriti rezultat mbresëlënës në ndeshjen e parë në Uells, duke marrë barazim të artë 2-2 krejt në fundin e ndeshjes.

Feronikeli mori një rezultat mjaft të favorshëm në ndeshjen e parë, ndërsa tani i duhet vetëm ta ruajë rezultatin, shkruan lajmi.net.

Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, skuadra e Zekirja Ramadani do tentojë të shkruajë historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për më tepër, Nikli konsiderohet favorit i lehtë nga kompanitë e basteve, falë edhe përformancës në ndeshjen e parë.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Kopenhagen në raundin tjetër. /Lajmi.net/