Fernandinho: Liverpool janë shumë larg
Anëtari i Manchester City, Fernandinho, e sheh shumë larg skuadrën e Liverpool për të menduar rreth tyre.
Sport
Fernandinho ka bërë të ditur se ‘Citizens’ kërkojnë të rikthejnë pozitën e dytë me një fitore të mundshme ndaj Arsenal.
Sa i përket pozitës së parë, për brazilianin ajo është shumë larg, dhe skuadra e tij nuk mendon për të.
“Ka qenë e rëndë, shumë e vështirë për ne. Do të preferoja që të ishim më afër Liverpool. Ndoshta menduam se pas katër titujve në një sezon, besuam në diçka që nuk jemi” ka thënë Fernandinho, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka ndonjë mendim për Liverpool në mendjen time. Janë shumë larg. Së pari, duhet të mendojmë për pozitën e dytë, Leicester” shtoi braziliani.
Fernandinho dhe Manchester City do të kenë përballë Arsenalin këtë pasdite. Përballja zhvillohet në Londër. /Lajmi.net/