Fernandez për transferimin në Chelsea: Jam i lumtur që i bashkohem krenarisë së Londrës

Enzo Fernandez tashmë ka folur si lojtari më i ri i Chelsea. Argjentinasi që nga ky vit do të luajë në ‘Stamford Bridge’, përcjellë lajmi.net. Chelsea kanë arritur marrëveshje me Benfica, duke marrë shërbimet e Enzos, pavarësisht që shumë ekipe e kërkonin. E lidhur me transferimin e tij të ‘Blutë’ ka komentuar edhe vetë lojtari,…

Sport

02/02/2023 17:53

Enzo Fernandez tashmë ka folur si lojtari më i ri i Chelsea.

Argjentinasi që nga ky vit do të luajë në ‘Stamford Bridge’, përcjellë lajmi.net.

Chelsea kanë arritur marrëveshje me Benfica, duke marrë shërbimet e Enzos, pavarësisht që shumë ekipe e kërkonin.

E lidhur me transferimin e tij të ‘Blutë’ ka komentuar edhe vetë lojtari, duke u shprehur i emocionuar që iu bashku krenarisë së Londrës.

“Jam shumë falënderues Chelseat, ata kanë bërë çdo gjë që unë të jem pjesë e këtij projekti.

Jam shumë i emocionuar që i bashkohem krenarisë së Londrës”, ishin fjalët e tij të para si londinez.

I lumtur gjithashtu është shprehur edhe trajneri, Graham Potter.

“Jam i lumtur me transferimin e Enzo Fernandez, ai është një lojtar fantastik”, tha trajneri.

Kujtojmë që argjentinasi kaloi në Angli për shumën e 121 milionë eurove./Lajmi.net/