Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferizajt për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit. Sipas njoftimit, të dielën në Ferizaj u ndërpre ndeshja për disa raste për shkak të hedhjeve të mjeteve piroteknike e gjësendeve në fushën e lojës. Madje, në minutat shtesë tifozët e Ferizajt…

Sport

30/05/2023 15:44

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferizajt për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit.

Sipas njoftimit, të dielën në Ferizaj u ndërpre ndeshja për disa raste për shkak të hedhjeve të mjeteve piroteknike e gjësendeve në fushën e lojës.

Madje, në minutat shtesë tifozët e Ferizajt kanë hedhur gjësende në drejtim të gjyqtarit anësor.

“Inicim disiplinor ndaj: FC “Ferizaj”. Motivi: Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Ferizaj triumfoi 2:1 kundër Dukagjinit, fitore kjo që e shpëtoi nga rënia direkte ekipin e trajnerit Panadiq dhe që Trepçën ’89 e dërgoi në Ligën e Parë.

Sfida në mes Ferizajt dhe Dukagjinit u vlerësua si tejet e dyshimtë për mënyrën se si u pranua goli i dytë nga klinasit. Madje, edhe hetimet nga Prokuroria kanë nisur për këtë takim./Lajmi.net/