Ferizaj merr vendim, liron 5 futbollistë

Ferizaj sot ka liruar 5 futbollistë nga klubi, për t'i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera.

Sport

16/01/2020 19:59

Palët nuk arritën marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin, dhe kështu i ndan rrugët me 5 futbollistë.

Bëhet fjalë për Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.

Klubi i ka falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë për 6 muaj, ndërsa janë premtuar transferime mjaft cilësore. /Lajmi.net/