Fëmija autik fillon të flasë dy ditë pas trajtimit me vaj kanabisi

Kalel Santiago u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të quajtur neuroblastoma në moshën 10 muajshe.

Fun

14/10/2019 17:25

Pas disa trajtimesh të vështira, ai përfundimisht u diagnostikua me autizëm të rëndë, gjë që e pengoi atë të fliste, transmeton lajmi.net.

Sipas babait të tij, gjatë kohës sa ishte në spital ai nuk mund të fliste fare dhe kishte një sjellje të çuditshme trupore.

Sipas Yahoo News, prindërit e tij provuan shumë shkolla dhe terapa. Por, ata më në fund gjetën një shkollë unike të terapisë pranë shtëpisë së tyre.

Familja hasi në një trajtim, i cili aktualisht nuk është legal në Kosovë, atë me vaj të kanabisit.

Pas vetëm dy ditësh, ai mundi të flasë përsëri. /Lajmi.net/