Federer e fiton derbin ndaj Nadalit, kalon në finale të Wimbledon

Roger Federer është kualifikuar për në finale të Wimbledon.

Sport

12/07/2019 20:49

Zvicerani që konsiderohet edhe një nga lojtarët më të mirë në histori të tenisit, ka arritur në gjysmëfinale të mposht rivalin e tij të madh, Rafael Nadal.

Federer sfidën gjysmëfinale e fitojë 3:1 në sete (6-7, 6-1, 3-6, 4-6).

37 vjeçari bëhet garuesi i parë që kualifikohet për të 12-tën herë në finale të Wimbledon.

Kujtojmë se Federer është shpallur tetë herë kampion në Wimbledon, ndërsa tri herë është mundur në finale.

Finalja e këtij edicioni luhet ditën e diel, me Federer që synon të mposht Novak Gjokoviqin./Lajmi.net/