Federata e Futbollit të Maqedonisë bën njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Kosovën

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve kundër Kosovës.

Sport

06/03/2020 14:47

Në njoftimin e ‘FFM’, bëhet e ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen me Kosovën, ndërsa shtojnë se ndeshja do të luhet me tifozë, nëse nuk ka ndonjë kërkesë nga institucionet përkatese shtetërore shkaku i Koronavirusit, përcjell lajmi.net.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni: Ndeshja me Kosovën duhet të luhet pa shikues

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur.

Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi.

“Kujtojuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

/Lajmi.net/