Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni: Ndeshja me Kosovën duhet të luhet pa shikues

13:28 | 6 Mars 2020

Venko Filipçe ka bërë thirrje që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet pa shikues. 

Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka bërë thirrje që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet pa shikues.

Filipçe u shpreh se një ndeshje e karakterit të këtillë është e preferuare të luhet pa publik, për shkak të siç u shpreh në ndeshje të këtilla vijnë edhe spektatorë nga jashtë, transmeton lajmi.net.

“Sa u përket ndeshjeve sportive, unë personalisht mendoj se të gjitha ndeshjet sportive përfshi edhe ndeshjen Maqedoni-Kosovë ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luhet pa publikë. Sepse në ndeshje të këtilla, ka mysafirë edhe nga jashtë”, tha Filipçe.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është caktuar për datën 26 mars në Shkup. /Lajmi.net/