Fanella 2:0 e Walcottit

Arsenal ka bërë një ngacmim ndaj rivalit londinez Tottenham, duke nxjerr në shitje fanella me gjestin e famshëm të sulmuesit Theo Walcott. Ylli anglez për pak shpëtoi nga ndëshkimi nga Federata angleze duke ngacmuar tifozët e Tottenhamit gjatë fitores 2:0 ndaj rivalit në FA Cup. Walcott ishte duke u bartur jashtë fushës i lënduar, por…

Sport

19/01/2014 08:00

Arsenal ka bërë një ngacmim ndaj rivalit londinez Tottenham, duke nxjerr në shitje fanella me gjestin e famshëm të sulmuesit Theo Walcott.

Ylli anglez për pak shpëtoi nga ndëshkimi nga Federata angleze duke ngacmuar tifozët e Tottenhamit gjatë fitores 2:0 ndaj rivalit në FA Cup.

Walcott ishte duke u bartur jashtë fushës i lënduar, por ua bëri me shenjë rezultatin e ndeshjes, duke shkaktuar hidhërimin e përkrahësve të Tottenhamit në tribuna.

Por, derisa incidenti zgjoi vëmendje të madhe, Arsenali e ka vazhduar atë duke nxjerr në shitje fanella me gjestin në fjalë.

Besohet se çmimi i tyre sillet rreth 2-0 funte.