Familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit në diskotekën “PULSE”, në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi. Familjet vazhdimisht apelojnë qytetarët që të solidarizohen me ta. “Kjo është mënyra jonë si ta shprehim dhimbjen, të kërkojmë drejtësi dhe të rikujtojmë institucionet se nuk guxojmë…

Lajme
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit në diskotekën “PULSE”, në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi.
Familjet vazhdimisht apelojnë qytetarët që të solidarizohen me ta.
“Kjo është mënyra jonë si ta shprehim dhimbjen, të kërkojmë drejtësi dhe të rikujtojmë institucionet se nuk guxojmë të lejojmë që një tragjedi e tillë të përsëritet”, theksojnë protestuesit, shkruan Alsat.
Ndërkohë familjarët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Mickoski për takim të përbashkët më 13 maj.
Nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan në 16 mars humbën jetën 62 persona, kryesisht të rinj, ndërsa 200 të tjerë u lënduan. Shumë të lënduar vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.