Fabregas s’ka frikë nga Man City

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka thënë se ka respekt për Manchester Cityn, por nuk frikësohet aspak nga skuadra e Manuel Pellegrinit. Citizens kanë kaluar barrierën e 100 golave brenda vetëm 34 ndeshjeve. Fabregas është i vetëdijshëm se gjiganti katalan duhet të mbrohet më mirë se që ka bërë së fundmi në mënyrë që të…

Sport

17/02/2014 17:11

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka thënë se ka respekt për Manchester Cityn, por nuk frikësohet aspak nga skuadra e Manuel Pellegrinit.

Citizens kanë kaluar barrierën e 100 golave brenda vetëm 34 ndeshjeve. Fabregas është i vetëdijshëm se gjiganti katalan duhet të mbrohet më mirë se që ka bërë së fundmi në mënyrë që të neutralizojë rrezikun nga sulmuesit e Cityt.

Por, ai thotë se Barcelona e pret me padurim sfidën. “Një futbollist kurrë nuk brengoset për një ndeshje”, deklaroi mesfushori në formë para takimit të parë në Etihad të martën në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

“Ju duhet të luani me pasion, me vendosmëri, me përkushtim dhe për fitore. Nuk ekziston asnjë arsye për t’u brengosur. Ju vetëm dëshironi të jeni skuadra më e mirë dhe të kualifikoheni tutje. Mendoj se City është ekip i mrekullueshëm. Janë duke u paraqitur mirë në ligë dhe në Evropë këtë vit dhe pa dyshim se do të jetë një duel i fortë”, u shpreh ish ylli i Arsenalit.