F1: Hamilton teston makinën e re të Mercedes, synon titullin e shtatë të kampionit

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është njoftuar sot makinën e re të Mercedes.

Sport

14/02/2020 16:48

Piloti britanik synon titullin e tij të shtatë të kampionit të botës, në Formula 1 2020, dhe për këtë synim ai do të ketë një makinë të re.

Hamilton ka testua për herë të parë W11-ën, në testet e mbajtura në Silverstone, gjatë së premtes (sot), transmeton lajmi.net.

Me këtë makinë, piloti i Mercedes mund të bëjë historinë duke barazuar Michael Schumacher me shtatë tituj botëror të fituar.

Gjithashtu, ai është vetëm shtatë fitore larg rekordit të gjermanit, për 91 fitore në F1.

Kujtojmë se negociatat e Hamilton me Mercedes për rinovimin e kontratës po vazhdojnë, edhe pse ai ishte lidhur me një kalim të mundshëm te Ferrari.

Mbetet të shihet se si do të jetë sezoni i tij me makinën e re, të cilën mund ta shihni më poshtë. /Lajmi.net/