Exit polli i Klan Kosovës për Mitrovicën: Arian Tahiri i pari, diferenca mes votave e ngushtë me Pecin

Komuna e Mitrovicës, ka qenë një ndër 18 komunat e Kosovës që kanë vazhduar garën për kryetar edhe në balotazh. Në këtë komunë, në garë kanë qenë kandidati i PDK-së, Arian Tahiri dhe kandidati i VV-së, Faton Peci. Sipas Exit pollit të Klan Kosovës, Mitrovicën e ka fituar Arian Tahiri me 50,34% të votave, ndërsa…

Lajme

09/11/2025 19:10

Komuna e Mitrovicës, ka qenë një ndër 18 komunat e Kosovës që kanë vazhduar garën për kryetar edhe në balotazh.

Në këtë komunë, në garë kanë qenë kandidati i PDK-së, Arian Tahiri dhe kandidati i VV-së, Faton Peci.

Sipas Exit pollit të Klan Kosovës, Mitrovicën e ka fituar Arian Tahiri me 50,34% të votave, ndërsa Peci i dyti më 49,66% të votave.

Rezultatet e sakta pritet të jepen gjatë orëve në vazhdim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Lajmi.net/