Euro 2020 vjen me shumë ndeshje interesante, spikat sfida Turqi – Shqipëri

Ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 vazhdojnë edhe sot (e premte).

Sport

11/10/2019 08:09

Grupet A, B dhe H do të zhvillojnë ndeshjet e radhës.

Një ndeshje shumë e rëndësishme është ajo mes Turqisë dhe Shqipërisë, që zhvillohet nga ora 20:45.

Për Shqipërinë, ky është një test final për të mbajtur gjallë shpresat për Euro 2020, por nuk do të jetë e lehtë përballë Turqisë, që mban vendin e parë në grup me pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Për tifozët në Kosovë, vëmendje të madhe do të marrin sfidat e grupit A, ku Republika e Çekisë pret Anglinë, dhe Mali i Zi Bullgarinë.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 20:45./Lajmi.net/