Euro 2020: Finlanda mposht Lihtenshtajnin – kualifikohet në finalet e Euro për herë të parë

Kombëtarja e Finlandës ka bërë historinë me fitoren e shënuar kundër Lihtenshtajnit.

Sport

15/11/2019 19:49

Finlanda ka shënuar fitore me rezultatin 3:0, para tifozëve të vet, për të prerë biletën për Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Golin e parë për vendasit e realizoi Tuominen, pas vetëm 21 minutave të luajtura.

Pukki shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të dyfishuar epërsinë në minutën e 64’, kurse i njëjti shënoi për 3:0 në minutën 75’, për të vendosur fatin e këtij takimi.

Kjo fitore bëri që Finlanda tashmë të numërojë 18 pikë, për pozitën e dytë, shtatë më shumë sesa Greqia.

Lihtenshtajni mbetet në pozitën e fundit, me vetëm 2 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/