Eto’o në Romë

Samuel Eto’o do të jetë përforcimi i ardhshëm i Romës. Sulmuesi kamerunas, futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea, raportohet se është shumë pranë transferimit në Olimpico.

Sport

01/08/2014 22:47

Samuel Eto’o do të jetë futbollist i ri i Romës.

Sipas portalit të së përditshmes portugeze “O Jogo”, ylli kamerunas do t’i bashkohet Giallorossëve, gjatë fundjavës.

Madje, Eto’o, futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës, thuhet se ka mbërritur në kryeqytetin italian për të finalizuar detajet e fundit para zyrtarizimit të transferimit në Olimpico.

Eto’o së fundmi ishte përmendur si objektiv i Juventusit dhe West Ham Unitedit.

Por, ai duket se do të transferohet te Roma e Rudi Garcias që ka bërë përforcime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës në kërkim të Scudettos, pas përfundimit në pozitën e dytë në edicionin e shkuar.