“ESPN” zbulon fjalët e Iniestas për Messin pas zëvendësimit në El Clasico
Andres Iniesta i tha disa fjalë të fuqishme për bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi.
Sport
Andres Iniesta dha një mesazh të fuqishëm për Lionel Messin derisa ia dorëzoi shiritin e kapitenit pas zëvendësimit në El Clasico ndaj Real Madridit.
Duke u larguar, ai ia dorëzoi Messit shiritin e kapitenit dhe ia tha disa fjalë.
Sipas ESPN-s, Iniesta i tha Messit: “Ja merre Leo, të dua shumë”, përcjell “lajmi.net”.
Iniesta doli nga loja në minutën e 75-të duke ia liruar vendin Paulinhos. Ai do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/