“Është më shumë se e gjunjëzuar” – aktorja e njohur tregon për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime

Situata aktuale me videot intime të personazheve publikë të shpërndara në rrjet ishte sot në qendër të pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ema Andrea në një moment tregoi se ka kontaktuar me Monika Lubonjën dhe u shpreh se ‘është më shumë se e gjunjëzuar’. Ajo bëri thirrje që të…

ShowBiz

03/10/2026 22:11

Situata aktuale me videot intime të personazheve publikë të shpërndara në rrjet ishte sot në qendër të pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ema Andrea në një moment tregoi se ka kontaktuar me Monika Lubonjën dhe u shpreh se ‘është më shumë se e gjunjëzuar’. Ajo bëri thirrje që të jemi të kujdesshëm në linçim.

“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Ema Andrea.

Ndërsa duke folur për martesën, Ema tha se duhet të forcohet institucioni i familjes. Sipas saj, duhet matur mirë kur merr vendimin për t’u martuar.

“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, u shpreh ajo.