Eriksen do të rikthehet te Tottenham? Opsione edhe Ajax e Monaco

Christian Eriksen vazhdon të jetë pa skuadër.

Sport

08/01/2022 18:20

Që nga arresti kardiak që pësoi në ndeshjen e Euro 2020 ndaj Finlandës, Christian Eriksen nuk ka luajtur një ndeshje futbolli.

Danezi vazhdon të jetë pa skuadër pasi shkëputi marrëveshjen me Inter, dhe po stërvitet me skuadrën Odense.

Megjithatë, mundësitë janë të mëdha që mesfushori të rikthehet te Tottenham, ish-skuadër e tij.

‘Todofichajes’ shkruan se Spurs kanë konsideruar rikthimin e danezit, përcjell lajmi.net.

Eriksen është lojtar i lirë dhe nuk mund të ketë telashe për Spurs që ta transferojnë atë.

Në kërkim të shërbimeve të tij janë edhe Ajax dhe Monaco. /Lajmi.net/