Era e shiut zvogëlon stresin dhe ka përfitime të tjera të ecjes në shi

Njerëz të shumtë shijojnë zhurmën e shiut që derdhet, shumë e shohin atë romantike dhe qetësuese, dhe të tjerët e shohin erën e saj të këndshme për nervat.

Fun

23/05/2020 15:53

Ecja në shi mund të jetë një përvojë shëruese, pasi qetëson mendjen dhe lëshon mendimet dhe emocionet e shtypura, transmeton lajmi.net.

Aroma e shiut ka një emër të veçantë, Petrichor, të quajtur kështu nga dy shkencëtarë australianë në vitet 1960.

Walking in Rain: What are the health benefits of walking in the ...

Aroma është një kombinim i kimikateve të lëshuara nga bakteret që banojnë në tokë, vajra të lëshuara nga bimët dhe ozonit të krijuar kur rrufeja ndan molekulat e oksigjenit dhe azotit që më pas shndërrohen në oksid nitrik.

Ditët me shi janë ideale nëse jeni pak të stresuar ose thjesht ju duhet pak kohë për t’u çlodhur dhe për të shijuar momentin e tanishëm.

Rainy Day In The Park. Man Walking With Umbrella Under The Rain ...

Sidoqoftë, megjithë uljen e niveleve të stresit, ecja në shi ofron edhe 7 përfitimet e mëposhtme:

  • Era e shiut freskon mendjen.
  • Lagështia e lartë i mban lëkurën dhe flokët të lagur, dhe duke qenë alkaline në natyrë, shiu është i shkëlqyeshëm për lëkurën dhe kokën.
  • Studiuesit japonezë zbuluan se aktivitetet fizike të bëra në një mot të ftohtë dhe me shi digjen më shumë kalori dhe yndyrna sesa kur bëhen në një ditë të mirë.
  • Ndërsa bie shi, pikat thithin pluhur dhe mikrobe, kështu që ajri pastrohet.
  • Ecja në shi e bën njeriun të ndihet rebel.
  • Një shëtitje në shi i ndihmon njerëzit të shohin problemet nga një këndvështrim tjetër.
  • Ndërsa më pak njerëz dalin në shi, këto shëtitje na japin një hapësirë ​​më të mirë, kështu që mendimet dhe emocionet tona mund të bredhin pa u lodhur.

Prandaj, mos kini frikë të dilni herën tjetër që bie shi. /Lajmi.net/

Couple Embracing In Pouring Rain by Bruce Ayres