Emocionuese: Mënyra se si e ngushëllon policja vajzën e frikësuar u ka lënë mbresa të gjithëve

Një grua ka emocionuar përdoruesit e rrjeteve sociale me formën e ngushëllimit që ia ka dedikuar një vogëlusheje, e cila siç pretendohet në video, ishte e frikësuar.

Fun

15/06/2020 16:16

Ndonëse arsyeja që mbolli frikë në vogëlushen nuk dihet, largimi i emocioneve nëpërmjet gjuhës së trupit iu ka lënë përshtypje shumë ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Videoja është ngarkuar në Youtube, në vlugun kur protestuesit në nivel global po mbrojnë kauzën e ‘Black Lives Matter’ dhe, siç tregon edhe videoja, të dy të përfshirat në video kanë dallime në ngjyrë.

Ndiqeni videon për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/

YouTube player