Emocione të papara në Slloveni – festa e lojtarëve dhe tifozëve

Kosova ka shënuar një fitore historike sonte kundër Sllovenisë, duke siguruar kështu matematikisht fazën “Play Off” për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm. Pas fitores 0:2, lojtarët e Kosovës kanë filluar festën me tifozët që ishin prezent, transemton lajmi.net. Federata e Futbollit të Kosovës i ka publikuar pamjet nga ky moment feste. Pastaj festa…

Sport

15/11/2025 22:52

Kosova ka shënuar një fitore historike sonte kundër Sllovenisë, duke siguruar kështu matematikisht fazën “Play Off” për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Pas fitores 0:2, lojtarët e Kosovës kanë filluar festën me tifozët që ishin prezent, transemton lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka publikuar pamjet nga ky moment feste.

Pastaj festa e madhe është zhvendosur në zhveshtore, ku futbollistët po e shijojnë këtë moment historik.


Kosova tash është 180 minuta larg Botërorit./lajmi.net/