Emery ka gjashtë ndeshje për të shpëtuar punën e tij

Unai Emery nuk do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Sport

11/11/2019 16:46

Trajneri i Arsenal është në një presion të madh, pas rezultateve tejet negative të Arsenal në ndeshjet e fundit.

Por, ‘Evening Standard’ raporton se Emery do të ketë edhe gjashtë ndeshje në dispozicion, për të shpëtuar punën e tij, transmeton lajmi.net.

Spanjolli mund të shkarkohet para Krishtlindjes, në rast se forma e ‘Gunners’ nuk përmirësohet.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Unai Emery. /Lajmi.net/