Të Infektuar: 106.022

Të Shëruar: 96.668

Të Vdekur: 2.198

EMA nis rishikimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

14:10 | 4 Maj 2021

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac.

Të dhënat është thënë se do të analizohen me procedurë të përshpejtuar.

Ekspertët e kësaj agjencie kanë arsyetuar vendimin për rishikim të këtij lloji, me rezultatet preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike.

Ata kanë thënë se është e qartë se vaksina stimulon prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit dhe mund të jetë efektive si masë mbrojtëse kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, transmeton Rel.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Tri vaksina tjera është thënë se janë të fazë të rishikimit.