Eliminohet Barcelona, shikojeni çfarë ka bërë legjenda e Real Madridit
Guti ka lavdëruar trajnerin e Romës, Eusebio di Francesco për planin e lojës në fitoren 3:0 ndaj Barcelonës.
Sport
Legjenda e Real Madridit, Guti ka lavdëruar trajnerin e Romës, Eusebio di Francesco për planin e lojës në fitoren 3:0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ai me postimin e tij ka shfrytëzuar mundësinë për të ngacmuar ekipin katalan.
“I jashtëzakonshëm trajneri i Romës me planin e tij, bravo”, shkroi Guti në Twitter, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.
Roma befasoi Barcelonën duke u kthyer nga disavantazhi 4:1 nga dueli i parë dhe e eliminoi një prej favoritëve kryesorë në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/