lajmi.net

Elijona në kërkim nga policia? Sqaron ngjarjen që e kaloi teksa qëndroi për gjashtë vjet në një familje gjermane

‘Zarfi i Kuq’ i është drejtuar posaçërisht Elijona Binakajt pas publikimeve të shumta mediatike që kanë qarkulluar ditët e fundit për një periudhë të së kaluarës së saj. Zarfi ngjalli tension dhe emocion, teksa Vëllai i Madh kërkoi sqarime për lajmet ku përmendej edhe policia gjermane. Në ‘zarfin e kuq’ shkruhej: “Elijona, në ditët e…

ShowBiz

08/12/2025 22:18

‘Zarfi i Kuq’ i është drejtuar posaçërisht Elijona Binakajt pas publikimeve të shumta mediatike që kanë qarkulluar ditët e fundit për një periudhë të së kaluarës së saj.

Zarfi ngjalli tension dhe emocion, teksa Vëllai i Madh kërkoi sqarime për lajmet ku përmendej edhe policia gjermane.

Në ‘zarfin e kuq’ shkruhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat.

Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane”.

Elijona, dukshëm e emocionuar, reagoi duke thënë se nuk po ndihej mirë nga mënyra si ishte trajtuar tema dhe si ishte përfolur brenda shtëpisë.

“Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta”, tha ajo.

Ajo sqaroi edhe një herë të vërtetën e saj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar.

“Unë nuk jam ikur asnjëherë prej familjes teme, por kam ikur prej familjes gjermane për të shkuar te familja ime. E kam marrë vendimin vet me ik dhe me shku te familja ime, e kisha bërë sërish. Jam shumë krenare me atë veprim”.