Elaine Thompson-Herah vendos rekord të ri olimpik në 100 metra vrapim

Atletet xhamajkane kanë dominuar sot në finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Sport

31/07/2021 16:32

Është zhvilluar sot finalja në vrapim 100 metra në konkurrencën e femrave ku u vendos rekord i ri olimpike, shkruan lajmi.net.

Medaljen e artë e fitoi Elain Thompson-Herah që e mbylli garën për 10.61 sekonda duke thyer rekordin e Florence Griffith-Joyner që kishte vrapuar 100 metra për 10.62 sekonda në Lojërat Olimpike të vitit 1988.

Kjo garë u dominua nga atletet xhamajkane pasi vendin e dytë e zuri Shelly-Ann Fraser Pryce që e mbylli garën për 10.74 sekonda.

Ndërsa medaljen e bronztë e morri Shericka Jackson me kohën 10.76 sekonda. /Lajmi.net/